Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/Administrator
MAG Arton Lena është aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Shoqërisë Administruese WVP Fund Management Tirana sh.a. Z. Lena ka një eksperiencë të gjerë mbi 15 vite në fushën e industrisë financiare, në menaxhimin e portofoleve, investimeve, shitjes të produkteve financiare dhe atë të sigurimeve. Z. Lena zotëron diplomë universitare Master në Biznes Ndërkombëtar, në Universitetin e Vjenës, Austri, si dhe posedon diplomë për këshilltar financiar dhe Broker nga Akademia e Bursës në Vjenë, Licencë për tregtim në sistemin elektronik të Bursave Europiane XETRA, Licencë për Agjent sigurimesh dhe Këshilltar Financiar në Vjenë, Austri, Ekspert i Licencuar për Bashkimin Evropian (CIFE) Nizza, Francë. Në vitin 2008 ishte një ndër themeluesit të shtëpisë broker për tituj Eurohaus AD Shkup, anëtare në Bursën e Maqedonisë së Veriut, ku deri në vitin 2010 ishte Menaxher perfaqësues për rajonin Gjermanofolës.
Prej vitit 2010 deri në vitin 2011 ai ka punuar në Hedge fondin kanadez, ku fitoi njohuri profesionale nga fusha e investimeve dhe analiza teknike e titujve në bursat botërore. Në vitin 2014 themelon WVP Fund Managment AD Shkup dhe merr funksionin e Chief Investment Manager, përgjegjës për politikën investuese të katër fondeve të investimit.