Fondet e investimit ofrojnë mundësi të mëdha për kapitalin sipërmarrës, ku investitorët u besojnë paratë e tyre institucioneve të specializuara – kompanive të Menaxhimit të Fondit të Investimit. Mjetet monetare grumbullohen nëpërmjet shitjes së kuotave në Fond dhe Shoqëria i investon ato në përputhje me dispozitat e Ligjit, Prospektit dhe Statutit të Fondit.
Fondi është në pronësi të mbajtësve të kuotave. Ata kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit, si dhe në çdo kohë të kërkojnë shlyerjen e kuotave dhe kështu të tërheqin fondin. Objektivi i investimit të Fondit është arritja e një kthimi të përshtatshëm për mbajtësit e kuotave në fond, rritja e vlerës së aksioneve të investuara. Qëllimi i investimit do të arrihet nëpërmjet menaxhimit profesional të aseteve të fondit, krijimit të një portofoli të letrave me vlerë në tregjet më të zhvilluara dhe të rregulluara në botë. Subjektet vendase ose të huaja, fizike ose juridike mund të bëhen investitorë në Fond.
Për t’u bërë investitor në Fondin tonë ju duhet të plotësoni Pyetësorin për investitorin dhe Kërkesën për blerjen e kuotave. Të gjithë dokumentet e tjera, mund ti gjeni këtu
Kujt i dedikohet WVP Top Invest dhe WVP Global?
Fondi ka për qëllim të gjithë ata investitorë që duan të marrin një kthim tërheqës nëpërmjet shfrytëzimit të rritjes të ekonomisë botërore, veçanërisht në ekonomitë më të zhvilluara në botë si SHBA, Gjermani dhe Zvicër. Investitorë në fond mund të jenë persona vendas dhe të huaj, juridikë dhe fizikë, motivi i të cilëve është rritja e kapitalit të tyre duke përdorur:
Zhvillimin e vazhdueshëm dhe inovacionin e korporatave botërore të mirënjohura të quajtura kompani ” Blue chips” dhe kompani “Dividend stocks” që paguajnë dividentë të lartë, të cilat dhe në periudha aktiviteti ekonomik të reduktuar arrijnë rezultate pozitive nga investimet.
Menaxhimi profesional i aseteve të fondit.
Aftësia për të zvogëluar rrezikun e tregut për blerjen e aksioneve (duke investuar në bursë) pa njohuri të përshtatshme.
Mundësia për t’u bërë aksionarë indirektë në kompani të huaja të njohura;
Kthim tërheqës me rrezik të moderuar;
Riinvestim automatik i fitimeve;
Kosto të reduktuara të menaxhimit të aseteve;
Diversifikim i portofolit sipas shteteve, monedhave dhe instrumenteve;
Aftësia për të monitoruar (përmes Aplikimit në Web) dhe disponueshmërinë e fondeve të investuara në çdo moment.
Si do të investohet kapitali juaj?
Në procesin e menaxhimit të aseteve të kompanisë do të zbatohet përvoja shumëvjaçare që ka WVP Group, sidomos politika e investimeve e fondeve të mbyllura të investimit në fondin WVP Invest Austri.
Qëllimi i investimit do të arrihet nëpërmjet menaxhimit profesional të aseteve të fondit, krijimit të një portofoli të letrave me vlerë në tregjet më të zhvilluara dhe të rregulluara në botë. Fokusi i politikës së investimeve të fondit do të jenë kompanitë e mëdha – “Large Caps”, të cilët janë lider në industritë e tyre dhe kanë një histori zhvillimi të vazhdueshëm, rritje të pagesës së dividentëve përkundrejt investitorëve. Vëmendje të vecantë i kushtohet minimizimit të rreziqeve të pranishme në këtë lloj investimi.
Mjetet e fondit do të investohen në tituj të emetuesve, të cilët tregëtohen në bursat e rregulluara në këto vende:
- SHTETET E BASHKIMIT EUROPIAN
- SHBA – SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
- ZVICRA dhe SHTETET TJERA që janë pjesë të INDEKSIT STOXX EUROPE 50
WVP TOP INVEST
WVP TOP INVEST – fond i hapur investimi, organizohet si një fond investimi i hapur i cili është një grumbullim i vecantë asetesh i paregjistruar si person juridik, mbajtësit e kuotave të së cilës kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit dhe kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë shlyerjen e kuotove dhe daljen nga fondi.
Fondi u krijua në bazë të licencës Nr. 4, datë 31.01.2018 të Shoqërisë administruese ” WVP FUND MANAGEMENT TIRANA” sh.a – Për ushtrim veprimtarie në administrimin e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive , Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me vendim Nr. 14, datë 31.01.2018. .
PO, unë dua të jem një investitor në WVP TOP INVEST!
Top 10 – WVP TOP INVEST
SAP SE | 3,41% |
ASML Holding NV | 3,34% |
Microsoft Corp | 3,30% |
Siemens AG | 3,09% |
Apple Inc | 3,07% |
Novo Nordisk A/S | 2,88% |
Deutsche Telekom AG | 2,79% |
LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton SE | 2,78% |
Schneider Electric SE | 2,67% |
Goldman Sachs Group Inc | 2,48% |
WVP GLOBAL
WVP Global – fond i hapur investimi, organizohet si një fond investimi i hapur i cili është një grumbullim i vecantë asetesh i paregjistruar si person juridik, mbajtësit e kuotave të së cilës kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit dhe kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë shlyerjen e kuotove dhe daljen nga fondi.
Fondi u themelua me vendimin nr. 155, datë 23.10.2020 të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Fondi është themeluar për një afat të pacaktuar.
PO, unë dua të jem një investitor në WVP GLOBAL!
Top 10 – WVP GLOBAL
Facebook Inc | 4,02% |
Philip Morris International Inc | 3,36% |
Microsoft Corp | 3,14% |
Novo Nordisk A/S | 3,00% |
Roche Holding AG | 2,72% |
Partners Group Holding AG | 2,69% |
Nvidia Corp | 2,66% |
Berkshire Hathaway Inc | 2,65% |
Allianz SE | 2,65% |
Alphabet Inc | 2,63% |