
Rupert Strobl
Kryetar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv
MAG Rupert Strobl ka karrierë të gjatë në industrinë e menaxhimit të aseteve financiare prej vitit 1996. Magjistër i studimeve Sociale dhe Ekonomike në Universitetin e Graz-it. Prej vitit 1989 mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të WVP Group Austria -WVP Versicherungsvermittlung Gmbh Graz.

Arton Lena
Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/Administrator
MAG Arton Lena është aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Shoqërisë Administruese WVP Fund Management Tirana sh.a. Z. Lena ka një eksperiencë të gjerë mbi 15 vite në fushën e industrisë financiare, në menaxhimin e portofoleve, investimeve, shitjes të produkteve financiare dhe atë të sigurimeve.
Arjola Shegani
Anëtare e Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/Zv. Administrator
Znj. Arjola Shegani është aktualisht Drejtor Back Office, si dhe zv. Administrator i Shoqërisë Administruese WVP Fund Management Tirana sh.a. Znj. Shegani ka kryer studimet në fushën e Administrimit të Biznesit pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë.
Ardian Kelmendi
Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv
Z. Ardian Kelmendi prej vitit 2003 e në vazhdim, mban pozicionin e Menaxherit të Rajonit në Shqipëri dhe Kosovë pranë WVP- Versicherungs- Vermittlungs- GmbH në Graz. Z. Kelmendi zotëron diplomë universitare në Universitetin e Graz-it, Austri “Karl-Franzens”, Instituti për përkthime.
Fatos Kaleshi
Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv
Z. Fatos Kaleshi karrierën e tij profesionale e ka filluar si konsulent ligjor në disa zyra ligjore, me përvojë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Magjistër në Drejtësi në Universitetin e Bolonjës, Itali. Pas diplomimit si ‘Dottore Magistrale’, z. Kaleshi ka kryer edhe disa trajnime dhe kurse pas Universitare pranë Universitetit të Bolonjës në fushën tregtare. Duke filluar nga viti 2012 z. Kaleshi është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.