€ 3,623,304.26
Vlera Neto e Aseteve
€ 162.1864
Çmimi i kuotës
22,340.3683
Numri i kuotave
-0.06%
Ndryshimi ditor
* Data e vlerësimit: 20.02.2025
WVP Global – fond i hapur investimi, organizohet si një fond investimi i hapur i cili është një grumbullim i vecantë asetesh i paregjistruar si person juridik, mbajtësit e kuotave të së cilës kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit dhe kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë shlyerjen e kuotove dhe daljen nga fondi.
Fondi u themelua me vendimin nr. 155, datë 23.10.2020 të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Fondi është themeluar për një afat të pacaktuar
Emri i fondit është: WVP GLOBAL– Fond i hapur investimi
Fondi WVP GLOBAL është: Sipërmarrje e veçantë
Emri i shkurtër i fondit është: WVP GLOBAL
Monedha bazë e fondit është: EURO
PO, unë dua të jem një investitor në WVP GLOBAL!
Si të bëhem pjesë e WVP GLOBAL?
Për t’u bërë investitor në fondin WVP GLOBAL duhet të :
- Plotësoni Pyetësorin për Investitorin.
- Plotësoni Kërkesën për Blerjen e Kuotave në WVP GLOBAL. Në varësi të vlerës dhe planit të investimeve që keni përcaktuar me ndihmën e agjentëve tanë të autorizuar, përcaktoni shumën e investimit, kohëzgjatjen dhe dinamikën e pagesës të investimit tuaj;
- Pasi të dorëzohet dokumentacioni i plotë nga ju, ne ju dërgojmë udhëzime për pagesën e mjeteve monetare në fond. Pagesa e fondeve mund të bëhet vetëm nëpërmjet një banke;
- Ditën e parë të punës pas marrjes së fondeve tuaja të investuara, WVP Fund Management Tirana ju dërgon një “Konfirmim për blerjen e kuotave” në adresën e e-mailit të deklaruar. Ky Konfirmim është dëshmi e zotërimit të kuotave tuaja në Fondin WVP Global;
- Në të njëjtën ditë ju merrni një “emër përdoruesi” dhe “fjalëkalimi” me udhëzime për aktivizimin e “Profilit Personal të Investitorit”. Një mundësi moderne dhe unike për investitorët e WVP Fund Management, për t’u mundësuar monitorimin mbi gjëndjen e kuotave në çdo kohë nëpërmjet internetit dhe të kenë njohuri për të gjitha transaksionet e bëra. Me këtë Web Application, ne duam të forcojmë edhe më tej misionin tonë – të jemi transparentë për investitorët tanë dhe t’u ofrojmë shërbime inovative për të arritur qëllimet e tyre financiare.
- Për shitjen e një pjese ose të të gjitha kuotave nga fondi, ju duhet vetëm të dërgoni një Kërkesë për Shitje Kuotash , të cilën mund ta shkarkoni në faqen tonë të internetit ose mund t’ia kërkoni agjentin tuaj personal.
Dokumentat
€ 3,623,304.26
Vlera Neto e Aseteve
€ 162.1864
Çmimi i kuotës
22,340.3683
Numri i kuotave
-0.06%
Ndryshimi ditor
* Data e vlerësimit: 20.02.2025