WVP TOP INVEST – fond i hapur investimi, organizohet si një fond investimi i hapur i cili është një grumbullim i vecantë asetesh i paregjistruar si person juridik, mbajtësit e kuotave të së cilës kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit dhe kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë shlyerjen e kuotove dhe daljen nga fondi.
Fondi u krijua në bazë të licencës Nr. 4, datë 31.01.2018 të Shoqërisë administruese ”WVP FUND MANAGEMENT TIRANA” sh.a – Për ushtrim veprimtarie në administrimin e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive , Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me vendim Nr. 14, datë 31.01.2018.
Emri i fondit është: WVP TOP INVEST – Fond i hapur investimi;
Fondi WVP TOP INVEST është: Sipërmarrje e veçantë
Emri i shkurtër i fondit është: WVP TOP INVEST
Monedha bazë e fondit është: Lekë
PO, unë dua të jem një investitor në WVP TOP INVEST!
Si të bëhem pjesë e WVP TOP INVEST?
Për t’u bërë investitor në fondin WVP TOP INVEST duhet të :
- Plotësoni Pyetësorin për investitorin.
- Plotësoni Kërkesën për Blerjen e Kuotave në WVP Top Invest. Në varësi të vlerës dhe planit të investimeve që keni përcaktuar me ndihmën e agjentëve tanë të autorizuar, përcaktoni shumën e investimit, kohëzgjatjen dhe dinamikën e pagesës të investimit tuaj;
- Pasi të dorëzohet dokumentacioni i plotë nga ju, ne ju dërgojmë udhëzime për pagesën e mjeteve monetare në fond. Pagesa e fondeve mund të bëhet vetëm nëpërmjet një banke;
- Ditën e parë të punës pas marrjes së fondeve tuaja të investuara, WVP Fund Management Tirana ju dërgon një “Konfirmim për blerjen e kuotave” në adresën e e-mailit të deklaruar. Ky Konfirmim është dëshmi e zotërimit të kuotave tuaja në Fondin WVP Top Invest;
- Në të njëjtën ditë ju merrni një “emër përdoruesi” dhe “fjalëkalimi” me udhëzime për aktivizimin e “Profilit Personal Të Investitorit”. Një mundësi moderne dhe unike për investitorët e WVP Top Invest, për t’u mundësuar monitorimin mbi gjëndjen e kuotave në çdo kohë nëpërmjet internetit dhe të kenë njohuri për të gjitha transaksionet e bëra nga WVP Top Invest. Me këtë Web Application, ne duam të forcojmë edhe më tej misionin tonë – të jemi transparentë për investitorët tanë dhe t’u ofrojmë shërbime inovative për të arritur qëllimet e tyre financiare.
- Për shitjen e një pjese ose të të gjitha kuotave nga fondi, ju duhet vetëm të dërgoni një Kërkesë për Shitje Kuotash , të cilën mund ta shkarkoni në faqen tonë të internetit ose mund t’ia kërkoni agjentin tuaj personal.
Dokumentat
Struktura e Portofolit
Shpërndarja e Aseteve të Fondit
Në bazë të politikës investuese të aprovuar nga komiteti i investimit, konform kufizimeve dhe dispozitave të Ligjit si dhe për tu përshtatur Benchmarkut të vendosur nga Komiteti i Investmit, asetet e fondit do të kenë një diversifikim në Tregje, Valuta dhe Industri të ndryshme.
Shpërndarja e aseteve të WVP Top Invest mund të jetë si më poshtë:
- Deri më 30 % në tregjet e rregulluara të SHBA në valutën USD
- Mbi 50 % në tregjet e rregulluara në BE – në valutën EUR
- Deri më 10% në tregjet e rregulluara në Zvicër – në valutën CHF
- Deri më 10% në tregjet e rregulluara në Britaninë e Madhe – në valutën GBP
- Hapësirë prej 20 % në tregje dhe valuta të tjera të aprovuara nga AMF.
Shpërndarja sipas Industrive mund të jetë si vijon
Industria | Rreth % |
Health Care / Shëndetësore | 20 |
Financials / Financiare | 20 |
Consumer Staples / Konsumi | 15 |
Industrials / Industriale | 15 |
Consumer Discretionary / Mallra/ Shërbime luksi | 12 |
IT / Teknologji e Informacionit | 15 |
Energy / Energji | 10 |
Telecom / Telekomunikacion | 5 |
Real Estate / Prona të paluajtshme | 5 |
Utilities / Utilitete | 5 |
Materials / Prodhim | 10 |
KUJDES: Shpërndarja e aseteve të Fondit nuk është fikse dhe ajo mund të hasi në ndryshime varësisht të rrethanave ekonomike dhe politikës të investimit.
Investitorët duhet gjithmonë të kenë parasysh Sturkturën e Planifikuar të Portofolit në tabelën e paraqitur më sipër.