Siguroni të ardhmen tuaj financiare

Në WVP Fund Management, ju ofrojmë këshillim të specializuar dhe strategji të përshtatura për t’ju ndihmuar të orientoheni me siguri në tregun e sotëm dhe të shfrytëzoni mundësitë e së nesërmes.

WVP Fund Management

WVP Fund Management Tirana sh.a – Shoqëri administruese e Fondeve të Investimit është një shoqëri aksionare licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Vendim Nr. 13 datë 31.01.2018, ”Për të vepruar si shoqëri administruese për administrimin e aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”.

Objekti i veprimtarisë së shoqërisë administruese është mbledhja dhe investimi i fondeve të Investimit, në përputhje me ligjin nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, datë 20.06.2020 si dhe në përputhje me parimin e diversifikimit të riskut me qëllim jo vetëm të marrin pjesë proporcionalisht në fitimet e fondit, por gjithashtu të kërkojnë në çdo kohë shlyerjen e kuotave të tyre.

Fondet e WVP Fund Management administrohen nga ekspertë me përvojë në fushën e tregjeve të kapitalit. Me procese analitike të mirëpërcaktuara mundësojnë kujdes ditor për investitorët në çdo moment, për të ofruar transparencë në kohë reale. Duke vepruar kështu, ne i ofrojmë tregut alternativa të shumta investimi për në përputhje me përshtashmëritë dhe pritshmëritë.

WVP Group

WVP Fund Management TIRANA SHA, është një kompani për administrimin e fondeve të hapura të investimit, pjesë e grupit për këshillim financiar “WVP Group” në Graz, Austri.

“WVP Group” është pionier në fushën e shërbimeve financiare të avancuara, e përfaqësuar në territorin e të gjithë Europës Jug-Lindore. Themeluar në vitin 1985, në Graz, Austri inovacionin e saj e promovon përtej kufijve të Austrisë, ku rritet si MARK-ë e regjistruara me një besim të provuar. “WVP Group” është lider në brokerim dhe shitjen e sigurimeve të produkteve financiare me rreth 40 vite eksperincë.

Përvoja rreth 30 vjeçare e investimit në bursat më të zhvilluara ndërkombëtare, si rrjedhojë e përvojës nga fondi i mbyllur i investimit në Austri – WVP Invest (Prej vitit 1996 deri ne 2022 ka realizuar fitim mesatar neto për investitorët prej me shumë se 7% në vit) na jep besimin që edhe në Shqipëri të ndajmë këtë histori suksesi.

Vizioni

Të krijojmë marrëdhënie afatgjata me investitorët tanë nëpërmjet krijimit të produkteve dhe shërbimeve financiare inovative për të gjithë segmentet e tregut, rritje të qëndrueshme të kapitalit të investuar përmes menaxhimit cilësor dhe profesional.

Misioni

Angazhim i plotë në arritjen e qëllimeve financiare të investitorëve nëpërmjet traditës tonë afatgjatë, politikës konservatore të investimeve dhe marrëdhënieve korrekte në shërbimet financiare. Vlerat e larta, qëndrimi me profesionalizëm i agjentëve tanë dhe besimi i investitorëve janë tre kolonat kryesore ku ne mbështetemi drejt pozicionimit si udhëheqës në treg.

Organet Drejtuese

Këshilli i Administrimit është organi më i lartë i shoqërisë administruese, i cili kontrollon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave tregtare dhe zhvillimin e biznesit të shoqërisë administruese. Ky organ kujdeset që shoqëria administruese të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit, miraton politikat financiare, të investimit, emëron dhe shkarkon administratorët, si dhe miraton prospektet e shoqërisë administruese. Këshilli përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë si më poshtë:

  • Rupert Strobl – Kryetar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv
  • Arton Lena – Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/Administrator
  • Arjola Shegani – Anëtare e Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/zv. Administrator
  • Ardian Kelmendi – Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv
  • Fatos Kaleshi – Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv

Filozofia Jonë e Investimeve

Pse të zgjidhni fondet tona?

Investitorët blejnë kuota në Fond dhe në këtë mënyrë bëheni mbajtës të kuotave në WVP Top Invest dhe indirekt aksionar i kompanive më të mëdha në botë

Rritje dhe Diversifikim Global

Ju përfitoni nga rritja dhe zhvillimi i ekonomisë globale, duke investuar në kompani të suksesshme dhe me stabilitet financiar.

Duke investuar nga llogaria juaj bankare në Shqipëri, në LEK ose EURO, ju bëheni indirekt investitor i kompanive më të suksesshme në botë.

Fleksibilitet në shumat e investuara

Mund të investoni një shumë të madhe një herë ose me autodebit shuma më të vogëla në bazë mujore.

Deri në 100% të investuara në aksione

Fondet tona janë deri 100% të investuara në aksione, çka na bën unikë në Republikën e Shqipërisë dhe me potencial për kthime më të larta.

Me investime në fondet tona, ju bëheni bashkëpronarë të kompanive më të njohura globale, si Microsoft, Google, Nestlé, Amazon, dhe shumë të tjera.

Ne mbështetemi në një traditë mbi 40-vjeçare të investimit nga kompania mëmë WVP Group në Austri, të fokusuar në aksionet e kompanive më të suksesshme globale.

Filozofia jonë e investimeve bazohet në një strategji të investimit në biznese të suksesshme dhe jo në një spekulim afatshkurtër.
Ne besojmë se investimi në bizneset më cilësore që operojnë globalisht është çelësi për suksesin afatgjatë.

Kur investoni në fondet tona, WVP Global në Euro dhe WVP Top Invest në Lek, ju bëheni pjesë e rritjes dhe suksesit të këtyre kompanive, jo vetëm në rajon, por edhe globalisht.

Investitorët blejnë kuota në Fond dhe në këtë mënyrë bëheni mbajtës të kuotave në WVP Top Invest dhe indirekt aksionar i kompanive më të mëdha në botë

Shembull i kthimit të investimit

Nëse investoni 100 Euro çdo muaj për 15 vite, me një kthim mesatar vjetor prej 8%, investimi juaj do të arrijë në më shumë se 34,000 Euro në fund të periudhës!

Provo kalkulatorin tonë të investimeve për të parë potencialin e investimit tuaj.

Bëni një hap drejt së ardhmes tuaj financiare sot!

Klikoni më poshtë për të provuar Kalkulatorin e Investimeve dhe për të parë sesi mund të planifikoni suksesin tuaj financiar.

WVP TOP INVEST

WVP TOP INVEST – fond i hapur investimi, organizohet si një fond investimi i hapur i cili është një grumbullim i vecantë asetesh i paregjistruar si person juridik, mbajtësit e kuotave të së cilës kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit dhe kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë shlyerjen e kuotove dhe daljen nga fondi.

Fondi u krijua në bazë të licencës Nr. 4, datë 31.01.2018 të Shoqërisë administruese ” WVP FUND MANAGEMENT TIRANA” sh.a – Për ushtrim veprimtarie në administrimin e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive , Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me vendim Nr. 14, datë 31.01.2018. .

PO, unë dua të jem një investitor në WVP TOP INVEST!

Top 10 – WVP TOP INVEST

Data e vlerësimit: 2025.03.12
Siemens AG3,35%
ASML Holding NV3,21%
SAP SE3,17%
Microsoft Corp3,07%
Deutsche Telekom AG2,86%
Apple Inc2,74%
LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton SE2,59%
Novo Nordisk A/S2,59%
Unilever PLC2,57%
Schneider Electric SE2,52%
237,623,606.15 ALL
Vlera Neto e Aseteve
1,185.7316 ALL
Çmimi i kuotës
200,402.5204
Numri i kuotave
0.24%
Ndryshimi ditor
* Data e vlerësimit: 12.03.2025

WVP GLOBAL

WVP Global – fond i hapur investimi, organizohet si një fond investimi i hapur i cili është një grumbullim i vecantë asetesh i paregjistruar si person juridik, mbajtësit e kuotave të së cilës kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit dhe kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë shlyerjen e kuotove dhe daljen nga fondi.

Fondi u themelua me vendimin nr. 155, datë 23.10.2020 të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Fondi është themeluar për një afat të pacaktuar.

PO, unë dua të jem një investitor në WVP GLOBAL!

Top 10 – WVP GLOBAL

Data e vlerësimit: 2025.03.12
Facebook Inc3,65%
Philip Morris International Inc3,42%
Thales SA3,20%
Allianz SE3,06%
Roche Holding AG2,96%
Microsoft Corp2,95%
Berkshire Hathaway Inc2,78%
Novo Nordisk A/S2,73%
Partners Group Holding AG2,58%
Alphabet Inc2,43%
€ 3,400,629.14
Vlera Neto e Aseteve
€ 151.8050
Çmimi i kuotës
22,401.3058
Numri i kuotave
0.18%
Ndryshimi ditor
* Data e vlerësimit: 12.03.2025

Pyetje te Shpeshta

 

Le t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja më të zakonshme. Nëse nuk e gjetët përgjigjen e pyetjes suaj, mos hezitoni të na kontaktoni.

Si funksionon procesi i shitblerjes së fondeve në rang global dhe a marrin pjesë të gjithë investitorët apo priviligjohen disa ,dhe cilët janë ato?

Shitjblerja personale vendoset nga vete klienti, ndersa ne menaxhimin e aseteve te pergjithshme vendimet merren nga institucioni financiar.

Meqenëse monedha euro ka luhatje brenda orësh në tregun global desha të dijë nga ju a mundet të kene dhe investitorët interesa në shitblerjen e fondeve jo mujore por siç lëvizë faluta euro pra me orë interesi i kuotave në shitblerje?

Jo, fondi yne nuk funksionon ne fitime te realizuara ne burse valutore, fondi ka ne koncept fitimin e realizuar ne biznese ne periudhe afatgjate. Dhe faqja jone zyrtare jep afishime te ecurise se fondit per 24 ore, jo ne baze minuti ose ore.

Ne kontribuesit e rinj të këtij fondi të cilët po kontribuojmë sipas mundësive financiare pranë jush a mundeni tna siguroni se ky lloj biznesi nuk ngjanë me firmat piramidale që ishin në Shqipëri kohet e tranzicionit politikë dhe ekonomikë , të cilët sapo iu morën Shqipëtarëve vlerat monetare bënë gjoja që falimentuar dhe u larguan nëpër europë duke jetuar me vlerat monetare që morën nga populli , dhe a ka ndonjë ligj që i mbronë investitorët?
  • Nuk kemi nje ligj qe i mbron investitoret, por fondi menaxhohet dhe shperndahet ne 81 industrite me te mira ne bote. Kapitali nuk preket nga WVP Fund Management, por kthehet ne asete dhe asetet jane gjithmone ne emer te individit dhe askush nuk mund ti preke ose ti shese asetet e tij vetem ne rast se ky veprim kerkohet nga investitori, pra cdo gje e ben vete klienti.
  • Persa i perket WVP Fund Managemt Tirana eshte nje institucion financiar i licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe mbikqyret po nga ky institucion. Veprimet realizohen nga banka dhe klienti ka nje marreveshje qe i paraqitet qe diten e pare e cila me pas i dergohet dhe me email. WVP Fund Managemt Tirana si institucion ben thjesht menaxhimin dhe shperndarjen e kapitalit ne industrite e perzgjedhura
  • Pra ndryshe nga firmat piramidale qe nuk merrnin asnje dokument qe vertetonte leket e tyre te investuara ose ecurine e tyre , fondi yne eshte transparent , qe ne momentin e pare investitorit i jepet kerkesa per blerjen e kuotave dhe ne vazhdimesi i dergohet cdo vertetim blerje qe realizon , gjithashtu ka dhe faqen e tij personale te investitorit ku shikon cdo moment cfare ndodh me asetet e tij dhe transaksionet e realizuara.
A keni ndonjë aplikacione që bën të mundurë që ne qe jemi investitorët të shofim dhe të drejtojmë shitblerjen e fondeve tona personale?
  • Jo nuk kemi nje aplikacion qe te mundeson shit-blerjen e fondeve personale, blerja realizohet fizikisht prane bankes sone depositare Fibank ose me ane te aplikacioneve bankare duke transferuar shumen qe ju keni planifikuar. Ndersa shitja e tyre realizohet duke u paraqitur fizikisht prane zyres sone per te plotesuar kerkesen per shitjen e kuotave, ose mund te merrni dokumentacionet perkatese tek faqja jone zyrtare ti plotesoni dhe ti dergoni te skanuara tek emaili yne zyrtar.
  • Faqja e investitorit sherben si pasqyre per ecurine e fondit dhe afishimin e trasaksioneve te realizuara jo se mund te kryesh ti trasaksione direkte aty.

Kontakto!

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja financiare

Rruga “Barrikadave”, Nr 18, Kati 4, Ap. 11

Tiranë, Shqipëri