WVP Top Invest

250,350,446.15 ALL
Vlera Neto e Aseteve
1,249.1393 ALL
Çmimi i kuotës
200,418.3624
Numri i kuotave
-0.37%
Ndryshimi ditor
* Data e vlerësimit: 20.02.2025

WVP TOP INVEST – fond i hapur investimi, organizohet si një fond investimi i hapur i cili është një grumbullim i vecantë asetesh i paregjistruar si person juridik, mbajtësit e kuotave të së cilës kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit dhe kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë shlyerjen e kuotove dhe daljen nga fondi.

Fondi u krijua në bazë të licencës Nr. 4, datë 31.01.2018 të Shoqërisë administruese ”WVP FUND MANAGEMENT TIRANA” sh.a – Për ushtrim veprimtarie në administrimin e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive , Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me vendim Nr. 14, datë 31.01.2018.

Emri i fondit është: WVP TOP INVEST – Fond i hapur investimi;
Fondi WVP TOP INVEST është: Sipërmarrje e veçantë
Emri i shkurtër i fondit është: WVP TOP INVEST
Monedha bazë e fondit është: Lekë

PO, unë dua të jem një investitor në WVP TOP INVEST!

Si të bëhem pjesë e WVP TOP INVEST?

Për t’u bërë investitor në fondin WVP TOP INVEST duhet të :

  1. Plotësoni Pyetësorin për investitorin.
  2. Plotësoni Kërkesën për Blerjen e Kuotave në WVP Top Invest. Në varësi të vlerës dhe planit të investimeve që keni përcaktuar me ndihmën e agjentëve tanë të autorizuar, përcaktoni shumën e investimit, kohëzgjatjen dhe dinamikën e pagesës të investimit tuaj;
  3. Pasi të dorëzohet dokumentacioni i plotë nga ju, ne ju dërgojmë udhëzime për pagesën e mjeteve monetare në fond. Pagesa e fondeve mund të bëhet vetëm nëpërmjet një banke;
  4. Ditën e parë të punës pas marrjes së fondeve tuaja të investuara, WVP Fund Management Tirana ju dërgon një “Konfirmim për blerjen e kuotave” në adresën e e-mailit të deklaruar. Ky Konfirmim është dëshmi e zotërimit të kuotave tuaja në Fondin WVP Top Invest;
  5. Në të njëjtën ditë ju merrni një “emër përdoruesi” dhe “fjalëkalimi” me udhëzime për aktivizimin e “Profilit Personal Të Investitorit”. Një mundësi moderne dhe unike për investitorët e WVP Top Invest, për t’u mundësuar monitorimin mbi gjëndjen e kuotave në çdo kohë nëpërmjet internetit dhe të kenë njohuri për të gjitha transaksionet e bëra nga WVP Top Invest. Me këtë Web Application, ne duam të forcojmë edhe më tej misionin tonë – të jemi transparentë për investitorët tanë dhe t’u ofrojmë shërbime inovative për të arritur qëllimet e tyre financiare.
  6. Për shitjen e një pjese ose të të gjitha kuotave nga fondi, ju duhet vetëm të dërgoni një Kërkesë për Shitje Kuotash , të cilën mund ta shkarkoni në faqen tonë të internetit ose mund t’ia kërkoni agjentin tuaj personal.
250,350,446.15 ALL
Vlera Neto e Aseteve
1,249.1393 ALL
Çmimi i kuotës
200,418.3624
Numri i kuotave
-0.37%
Ndryshimi ditor
* Data e vlerësimit: 20.02.2025

Struktura e Portofolit

Shpërndarja e Aseteve të Fondit

Në bazë të politikës investuese të aprovuar nga komiteti i investimit, konform kufizimeve dhe dispozitave të Ligjit si dhe për tu përshtatur Benchmarkut të vendosur nga Komiteti i Investmit, asetet e fondit do të kenë një diversifikim në Tregje, Valuta dhe Industri të ndryshme.

Shpërndarja e aseteve të WVP Top Invest mund të jetë si më poshtë:

  • Deri më 30 % në tregjet e rregulluara të SHBA në valutën USD
  • Mbi 50 % në tregjet e rregulluara në BE – në valutën EUR
  • Deri më 10% në tregjet e rregulluara në Zvicër – në valutën CHF
  • Deri më 10% në tregjet e rregulluara në Britaninë e Madhe – në valutën GBP
  • Hapësirë prej 20 % në tregje dhe valuta të tjera të aprovuara nga AMF.

Shpërndarja sipas Industrive mund të jetë si vijon

Industria Rreth %
Health Care / Shëndetësore 20
Financials / Financiare 20
Consumer Staples / Konsumi 15
Industrials / Industriale 15
Consumer Discretionary / Mallra/ Shërbime luksi 12
IT / Teknologji e Informacionit 15
Energy / Energji 10
Telecom / Telekomunikacion 5
Real Estate / Prona të paluajtshme 5
Utilities / Utilitete 5
Materials / Prodhim 10

KUJDES: Shpërndarja e aseteve të Fondit nuk është fikse dhe ajo mund të hasi në ndryshime varësisht të rrethanave ekonomike dhe politikës të investimit.

Investitorët duhet gjithmonë të kenë parasysh Sturkturën e Planifikuar të Portofolit në tabelën e paraqitur më sipër.