Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in _menu_load_objects() (line 579 of /home/wvpfondo/public_html/wvpfunds.al/includes/menu.inc).

Fonde investimi

Fondet e investimit

 

Fondet e investimit ofrojnë  mundësi të mëdha për kapitalin sipërmarrës, ku investitorët u besojnë paratë e tyre institucioneve të specializuara - kompanive të Menaxhimit të Fondit të Investimit. Mjetet monetare grumbullohen nëpërmjet shitjes së kuotave në Fond dhe Shoqëria i investon ato në përputhje me dispozitat e Ligjit, Prospektit dhe Statutit të Fondit.

Fondi është në pronësi të mbajtësve të kuotave. Ata kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit, si dhe në çdo kohë  të kërkojnë shlyerjen e kuotave dhe kështu të tërheqin fondin. Objektivi i investimit të Fondit është arritja e një kthimi të përshtatshëm për mbajtësit e kuotave në fond, rritja e vlerës së aksioneve të investuara. Qëllimi i investimit do të arrihet nëpërmjet menaxhimit profesional të aseteve të fondit, krijimit të një portofoli të letrave me vlerë në tregjet më të zhvilluara dhe të rregulluara në botë. Subjektet vendase ose të huaja, fizike  ose juridike mund të bëhen  investitorë në Fond.

 

Për t'u bërë  investitor në Fondin  tonë ju duhet të plotësoni Pyetësorin për investitorin dhe Kërkesën për blerjen e kuotave. Të gjithë dokumentet e tjera, mund ti gjeni këtu