Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in _menu_load_objects() (line 579 of /home/wvpfondo/public_html/wvpfunds.al/includes/menu.inc).

Këshilli i Administrimit

Këshilli i Administrimit është organi më i lartë i shoqërisë administruese, i cili kontrollon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave tregtare dhe zhvillimin e biznesit të shoqërisë administruese. Ky organ kujdeset që shoqëria administruese të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit, miraton politikat financiare, të investimit, emëron dhe shkarkon administratorët, si dhe miraton prospektet e shoqërisë administruese. Këshilli përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë si më poshtë:

  • Rupert Strobl - Kryetar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv
  • Arton Lena – Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/Administrator
  • Arjola Shegani - Anëtare e Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/zv. Administrator
  • Ardian Kelmendi - Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv
  • Fatos Kaleshi – Anëtar i  Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv

 

 Rupert Strobl - Kryetar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv

MAG Rupert Strobl ka karrierë të gjatë në industrinë e menaxhimit të aseteve financiare prej vitit 1996. Magjistër i studimeve Sociale dhe Ekonomike në Universitetin e Graz-it. Prej vitit 1989 mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të WVP Group Austria -WVP Versicherungsvermittlung Gmbh Graz. Ka një eskperiencë dhe përvojë mbi 25 vite në fushën e investimeve, si dhe është përgjegjës për politikën e investimit të fondit privat të investimeve WVP Invest Vermögensverwaltung Gmbh&Co.KEG prej viti 1996.

 Mag. Rupert Strobl përfaqëson Këshillin e Administrimit të shoqërive që menaxhojnë fondet e investimeve në rajon dhe me gjerë si Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnjë, Shqipëri, Kroaci, Mal i Zi, Ukrainë, Moldavi, Bullgari dhe Austri.

 

 Arton Lena - Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/Administrator 

MAG Arton Lena është aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Shoqërisë Administruese WVP Fund Management Tirana sh.a. Z. Lena ka një eksperiencë të gjerë mbi 15 vite në fushën e industrisë financiare, në menaxhimin e portofoleve, investimeve, shitjes të produkteve financiare dhe atë të sigurimeve. Z. Lena zotëron diplomë universitare Master në Biznes Ndërkombëtar, në Universitetin e Vjenës, Austri, si dhe posedon diplomë për këshilltar financiar dhe Broker nga Akademia e Bursës në Vjenë, Licencë për tregtim në sistemin elektronik të Bursave Europiane XETRA, Licencë për Agjent sigurimesh dhe Këshilltar Financiar në Vjenë, Austri, Ekspert i Licencuar për Bashkimin Evropian (CIFE) Nizza, Francë. Në vitin 2008 ishte një ndër themeluesit të shtëpisë broker për tituj Eurohaus AD Shkup, anëtare në Bursën e Maqedonisë së Veriut, ku deri në vitin 2010 ishte Menaxher perfaqësues për rajonin Gjermanofolës.

 Prej vitit 2010 deri në vitin 2011 ai ka punuar në Hedge fondin kanadez, ku fitoi njohuri profesionale nga fusha e investimeve dhe analiza teknike e titujve në bursat botërore. Në vitin 2014 themelon WVP Fund Managment AD Shkup dhe merr funksionin e Chief Investment Manager, përgjegjës për politikën investuese të katër fondeve të investimit. 

  

Arjola Shegani  - Anëtare e Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/Zv. Administrator

Znj. Arjola Shegani është aktualisht Drejtor Back Office, si dhe zv. Administrator i Shoqërisë Administruese WVP Fund Management Tirana sh.a. Znj. Shegani ka kryer studimet në fushën e Administrimit të Biznesit pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë. Ka një eksperiencë të gjatë në sektorin privat në administrimin e biznesit, nga të cilat mbi 6 vite në fushën e investimeve prej viti 2018 kur u bë dhe pjesë e kësaj shoqërie.

Qershor 2021 ka kryer specializimin pranë Universitetit të Gjenevës mbi Menaxhimin e Investimeve (distance e-learning).

 

Ardian Kelmendi - Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv

 Z. Ardian Kelmendi prej vitit 2003 e në vazhdim, mban pozicionin e Menaxherit të Rajonit në Shqipëri dhe Kosovë pranë WVP- Versicherungs- Vermittlungs- GmbH në Graz. Z. Kelmendi zotëron diplomë universitare në Universitetin e Graz-it, Austri “Karl-Franzens”, Instituti për përkthime. Ai ka kryer më pas specializimin në Industrinë e Sigurimeve pranë Universitetit të Grazit, “Karl-Franzens” Austri.

Nga viti 2009 e në vazhdim z. Ardian Kelmendi është administrator i WVP Ndërmjetësim në Sigurime sh.a Tirana, Broker në Sigurime.

   

Fatos Kaleshi - Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv

Z. Fatos Kaleshi karrierën e tij profesionale e ka filluar si konsulent ligjor në disa zyra ligjore, me përvojë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Magjistër në Drejtësi në Universitetin e Bolonjës, Itali. Pas diplomimit si ‘Dottore Magistrale’, z. Kaleshi ka kryer edhe disa trajnime dhe kurse pas Universitare pranë Universitetit të Bolonjës në fushën tregtare. Duke filluar nga viti 2012 z. Kaleshi është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

 Pas disa përvojave si konsulent ligjor pranë zyrave ligjore dhe marrjes së liçensës së Avokatit, përvoja profesionale e z. Kaleshi vijon prej më shumë se 13 vjet si konsulent ligjor pranë shoqërive tregtare. Prej më shumë se 10 vite z. Kaleshi ka drejtuar departamentin ligjor në disa nga kompanitë më të mëdha tregtare në Shqipëri. Përvojën e tij profesionale z. Kaleshi e ushqen gjithashtu me kërkime dhe shkrime akademike si dhe e ndan nëpërmjet trajnimeve, si lektor, në organizata, kryesisht vullnetarizëm, në promovimin e një kulture profesionale evropiane mes juristëve duke i përgatitur ata të veprojnë, të mendojnë dhe të sillen në përputhje me vlerat dhe parimet më të larta të profesionit.