Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in _menu_load_objects() (line 579 of /home/wvpfondo/public_html/wvpfunds.al/includes/menu.inc).

Raporti Q1 2021 i Fondeve dhe Ekonomisë Globale

Të dashur investitorë,

 

Me këtë përmbledhje duam t'ju informojmë rreth ngjarjeve më të rëndësishme në tregjet financiare dhe ekonominë botërore të tremujorit të parë, e cila u karakterizua nga një periudhë mjaft të paqëndrueshme. Ne kemi përgatitur një përmbledhje të tregut global të aksioneve, se si ato kanë ndikuar në ekonominë globale dhe rritjen e kompanive që janë pjesë e portofolit tonë, si dhe performancën e fondeve tona dhe krahasimin me indekset botërore të bursave.

Si gjithmonë, qëllimi dhe përgjegjësia jonë kryesore ndaj jush mbetet administrimi i suksesshëm të aseteve tuaja, në përputhje me strategjinë e investimeve për të cilën keni rënë dakord.

 

Qëllimi i investimit të WVP Top Invest vazhdon të arrihet përmes administrimit profesional të aseteve të fondit, pra krijimit të një portofoli të letrave me vlerë në tregjet më të zhvilluara dhe më të rregulluara në botë, duke investuar në kompani të mëdha - "Large Caps" të cilët janë lider në industritë e tyre. Fokusi i politikës së investimit të fondit WVP TOP Invest, janë kompanitë me një kapitalizim tregu prej mbi 2 miliardë dollarë, që kanë potencial të madh për rritjen e biznesit dhe kompanitë me borxh të ulët të cilat kanë një aftësi të lartë për të paguar shpenzimet e interesit te borxhit.  Fondi është i destinuar për të gjithë investitorët, të cilët dëshirojnë të arrijnë një kthim tërheqës duke përfituar nga rritja globale e ekonomisë botërore, veçanërisht në ekonomitë më të zhvilluara në botë si SH.B.A., BE dhe MB dhe duke gjeneruar të ardhura nga dividendi .

 

 

Fondi i investimit WVP Global, vazhdon të jetë i destinuar për investitorët te cilët kane kursimet e tyre në monedhën EURO dhe që janë të interesuar te investojnë ne kompanitë me të suksesshme edhe ndër më inovatore në botë, që janë pjesë e portofolit të fondit. 

 

Raportin e Detajuar mund ta shkarkoni te Dokumentat më poshtë ose duke klikuar këtu