Si më parë, qëllimi dhe përgjegjësia jonë parësore ndaj jush mbetet administrimi i suksesshëm i aseteve tuaja, në përputhje me strategjinë e investimeve për të cilën keni rënë dakord.
Qëllimi investimit të fondit WVP Top Invest vazhdon të arrihet përmes administrimit profesional të aseteve të Fondit, pra krijimit të një portofoli të letrave me vlerë në tregjet më të zhvilluara dhe më të rregulluara në botë, duke investuar në kompani të mëdha – Large Cap të cilët janë udhëheqës në industritë e tyre dhe kanë një histori në rritje të vazhdueshme të pagimit të dividendëve për investitorët.
Fondi i investimit WVP Global vazhdon të jetë i destinuar për investitorët te cilët kane kursimet e tyre ne monedhën EURO edhe qe janë te interesuar te investojnë ne kompanitë me te suksesshme edhe ndër më inovatore botërore që janë pjese e portofolit të fondit.