Nga fillimi i vitit e deri më sot (27.03.2020), bota po përballet me pandeminë më të madhe në jetën moderne, e cila ndikon në mënyrë drastike në mënyrën e jetesës tonë. Koronavirus Covid-19 ka dëme të mëdha për të gjithë ne, si në aspektin e shëndetit, ashtu edhe të gjithë ekonomisë botërore, prandaj me këtë postim duam të analizojmë dhe diskutojmë rreziqet dhe mundësitë që ofron tregu i kapitalit në këtë moment.
Investitorët nëpër botë që nga fillimi i vitit janë përpjekur të vlerësojnë implikimet e kësaj pandemie në kompanitë e listuar në bursat botërore. Si rezultat i kësaj, indekset botërore regjistruan rënie të konsiderueshme. Kjo do të thotë që çmimet e aksioneve të kompanive që janë pjesë e indekseve botërore janë dukshëm më të ulëta se sa ishin në fillim të vitit.
Duke pasur parasysh që kjo pandemi nuk është e para në historinë e njerëzimit, për qëllimin e kësaj analize ne përdorëm të dhënat e disponueshme nga koha e pandemisë së Gripit Spanjoll gjatë shekullit të kaluar.
Numri i të vdekurve nga Gripi Spanjoll mendohet të jetë nga 50 deri në 100 milion njerëz, ndërsa totali i infektuar mendohet të ketë qenë mbi 500 milion.
Grafiku 1 tregon indeksin e vetëm që daton nga ajo kohë deri ditën e sotme - Dow Jones Industrial Average.
Me rëndësi është të përmendet se Gripi Spanjoll u shfaq në gjysmën e dytë të vitit 1917, ku ndikimin më të madh të njerëzve të infektuar dhe të vdekur pati nga viti 1918 deri në 1920.
Nga ana tjetër, rënia më e madhe në bursë vërehet para se virusi të fillojë të përhapet në mënyrë dramatike. Supozimi është se tregjet e kapitalit reagojnë ndaj lajmeve shumë më herët dhe shpesh janë predikues të së ardhmes së ekonomisë. Për analogji, shihet se rimëkëmbja në tregjet e kapitalit ka ndodhur gjatë ndikimit më të madh të pandemisë (1919-1920) dhe rritja e indeksit ka qenë relativisht e shpejtë.
Duke iu rikthyer gjendjes së sotme dhe pandemisë aktuale, mund të shohim se Indeksi Dow Jones Industrial Average ka rënë deri më tani për 37.09% nga pika e tij më e lartë e këtij vit.
Kjo do të thotë që shumat e investuara tani nga investitorët investohen me çmime shumë më të ulëta se sa në fillim të vitit. Dmth, investitorët në WVP Top Invest tani blejnë kuota me një çmim shumë më të ulët.
Për më tepër, ne mund të shohim se rënia e tanishme e tregut të aksioneve është edhe më e madhe se rënia gjatë pandemisë së Gripit Spanjoll në shekullin e kaluar e cila ishte 33,44%.
Të dhëna të tilla na japin shpresë se mbase më e keqja për tregun e kapitalit tashmë ka mbaruar. Do të donim të theksonim se ngjarjet e kaluara nuk do të thotë se ato do të përsëriten, as ato nuk paraqesin garanci për kthimet në të ardhmen.
Ndikimi i Koronavirusit në ekonominë – Pritjet
Koronavirus pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë botërore. Për të zvogëluar përhapjen e virusit, shumica e vendeve kanë vendosur të marrin masa që kanë çuar në mbylljen e dyqaneve, restoranteve, etj. Përhapja e koronavirusit për disa kompani ka pasur efektin e zvogëlimit të kapacitetit të prodhimit dhe shitjes.
Kjo situatë mund të ndikojë që kompanitë të ulin numrin e të punësuarve, duke filluar së pari nga punonjësit me kontrata të përkohshme dhe më pas punonjësit e përhershëm. Kjo pritet që gjithashtu të ketë një efekt negativ pasi njerëzit do shpenzojnë / konsumojnë më pak, duke çuar në të ardhura më të ulëta të kompanive dhe zvogëlimin e fitimeve.
Por kjo është pikërisht arsyeja pse shtetet nuk e lënë tregun vetëm, por përkundrazi vendosin të korrigjojnë anomali të tilla dhe përmes politikave të forta fiskale dhe monetare të ndihmojnë kompanitë dhe qytetarët për të kaluar këtë periudhë.
Ajo që është e sigurt aktualisht është fakti se fitime dhe të ardhurat të kompanive për vitin 2020 do të jenë shumë më të vogla, diçka që ne besojmë dhe shpresojmë që tashmë është e kalkuluar në çmimet e aksioneve të kompanive të listuar në bursë, duke pasur parasysh që një rezultat i tillë pritet gjerësisht në të gjithë botën.
Por ajo që ne do të donim më shumë të kushtojmë vëmendje është se vlera e një kompanie nuk përbëhet vetëm nga fitimet e vitit aktual, por shumë më tepër rëndësi kanë fitimet e pritura të viteve në vijim, avantazhet e tyre konkurruese, licencat, markat, besnikëria e konsumatorit, etj.
Pritshmëria jonë është që koronavirusi të jetë një fenomen që do të zgjasë gjatë vitit 2020, dhe nëse i jepet një zgjidhje presim një rigjallërim të ekonomisë, një kthim në jetën e rregullt dhe një rritje të mëtejshme të fitimeve të korporatave.
Mund të konkludojmë se ky vit do të jetë kritik për shumë kompani, por ana pozitive e investimit në kompani multinacionale dhe të mëdhenj, me vlerësime të mira krediti, me shumë cash në bilancet e tyre dhe një histori të gjatë ekzistence, është se ne mund të presim që këto kompani të tejkalojnë këtë krize dhe në afat të gjatë ata do të japin rezultate të kënaqshme për investitorët.
Për më tepër, ne do të dëshironim të theksonim volatilitetin ose lëvizjet ekstreme të tregjeve të kapitalit në periudha të tilla krize, kryesisht për shkak të pranisë së shumë emocioneve të investitorëve, ku edhe shpesh reflektohen në vlerësime të gabuara të vlerës reale të kompanive, të cilat në fakt nuk janë aq volatile sa janë vetë çmimet e tregut.
Luhatje të mëdha ditore në drejtim pozitiv dhe negativ priten dhe janë të pashmangshme në situata të tilla, kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë që investitorët në këtë periudhë të investojnë këste më të vogla dhe më shpesh, sesa në një sasi të madhe njëhershëm, në mënyrë që të kapi një mesatare në çmimet me të cilat ata blejnë kuota në fond.
Ne i këshillojmë investitorët tonë ekzistues që të vazhdojnë të paguajnë rregullisht në planet e tyre dhe në këtë kohë t'i kujtojmë ata për qëllimin afatgjatë për të cilin filluan të investojnë dhe të marrin parasysh faktin se investimi në fonde me aksione të kompanive më të mëdha në botë është një investim afatgjatë mbi 10 vite.
Ne i ftojmë të gjithë investitorët e rinj të interesuar që kanë mundësi dhe dëshirë të fillojnë investimet në këtë rënie ekstreme të bursës, të shfrytëzojnë rastin dhe të na kontaktojnë ne Email: contact@wvpfunds.al, Facebook ose LinkedIn për të caktuar një takim online / virtual me ekspertin tonë për një prezantim më të detajuar të fondit WVP Top Invest.
Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë,
WVP Fund Management Tirana
SHËNIM I RËNDËSISHËM / Disclaimer: Të gjitha informacionet dhe të dhënat në këtë artikull janë vetëm për qëllime informative. Idetë dhe strategjitë nuk duhet të përdoren kurrë pa vlerësuar së pari situatën tuaj personale dhe financiare, ose pa u konsultuar me një profesionist financiar. Kthimet historike nuk janë garanci për kthimet e ardhshme. Investimi në fond përmban risk dhe mund të mos jetë një investim i përshtatshëm për secilin investitorë.