Te nderuar investitor,
Nese keni ndjekur nga afer zhvillimet e fundit ne bursat me te medha te botes, keni vrejtur levizje intensive te cmimeve te aksioneve dhe volatiltet me te madh.
Fondi WVP Top Invest asetet e juaja i investon pikerisht ne kompanite e medha te cilat jane pjese e ketyre bursave dhe udheheqes te ekonomise te shteteve me te zhvilluara ne bote si: Gjermania, Zvicra, Franca, Hollanda, Amerika, etj.
Ramjet e cmimit te aksioneve ka reflektuar ne ramjen e cmimit te kuotave ne fondin tone. Aresyja per kete levizje eshte pasiguria e investitoreve ne lidhje me situaten e Pandemise te Korona Virusit, e cila tani po merr nje hof te dyte dhe frika nga mbyllja e dyte si dhe tensioni perpara zgjedhje presidenciale ne Amerike - eveniment qe zakonisht shoqerohet me volatiltet ne bursat e Wall Street.
Per ju si investitore, te cilet tani sapo keni filluar te mbushni planin e juaj te investimit ose ju qe duani te filloni te investoni tani eshte momenti dhe koha e duhur per te blere asete (kuota dhe indirekt aksione te kompanive me te medha ne bote) me cmime me te ulta se nga fillimi i vitit.
Pse te investoni tani ka kuptim:
1. Pas zgjedhjeve Amerikane do te aprovohet paket e re dhe me e madhe e ndihmes financiare.
Edhe pse gara e zgjedhjeve presidenciale ne Amerike eshte shume e tensionuar dhe me shume gjasa rezultatet finale do zgjasin mbas 3 Nëntorit, pa marr parasysh kush do te fitoje, eshte mese e sigurt qe paketa e ndihmes financiare per cdo qytetare te amerikes do te aprovohet. Kjo do ju japi me shume para ne kuletat e qytetarit dhe do te stimuloj shpenzimet ne ekonomine reale. Sidomos tani qe afrohen krishtlindjet dhe amerikanet do te shpenzojne per dhurata dhe festa. Nga e gjithe kjo do te perfitojne kompanite e medha si Apple, Amazon, Wallmart dhe shume shume te tjera.
2. Testimet e sukseshme te vaksinës kundër Covid-19
Fakti qe ne Europe dhe Amerike ende nuk kemi vaksine te aprovuar kundër Covid-19 e rrit riskun e nje mbyllje te dyte, por ne prapavije jane 3-4 vaksina qe kalojne testimet dhe jane ne fazen e 3 te aprovimit. Ndoshta do te zgjasi dhe deri ne fund te vitit nuk do te kemi nje vaksine te tille, por eshte gati e sigurt qe deri ne tremujorin e pare te 2021 do te kemi nje vaksine per perdorim masiv.
Kjo do te japi nje çlirim dhe pozitivitet te njerëzit dhe do te kontribuojë ne rritjen e ekonomisë botërore.
3. Bankat Qendrore me politikat e lehtësuara monetare
Te gjitha bankat me te mëdha qendrore si FED e Amerikës, ECB e Evropës, BOE e Mbretërisë se Bashkuar, dhe ato te Azisë e kanë bere me shume se te qarte qe do te kemi interesa te ulta afer Zero dhe paketa stimuluese te pakten deri ne fund te vitit 2023.
Kjo do te thote qe qytetaret, bizneset, familjet e pasura dhe institucionet financiare, alternativ te vetme per te gjeneruar te ardhura i kane investimet ne aksionet e bizneseve te konsoliduar. Kjo eshte edhe menyra me e mire per tu mbrojtur nga humbja e vlerës se paras si pasoje e inflacionit.
Ne 15 vitet e ardhshme, vetem nga Dividentat (pa mos llogaritur rritjen e cmimit te aksioneve) pritet qe kompanitë pjese e indeksit amerikan S&P 500 te gjenerojne te ardhura prej 25 %. Dhe kjo pa mos llogaritur rritjen e dividendit (fitimit te kompanive), gjë që nuk ka ndodhur ne historine qe nga viti 1945.
Se si do te jete e ardhmja dhe sa shpejt apo ngadal do te rekuperohen cmimet e aksioneve ne bursat ndërkombëtare nuk mund ta themi dhe eshte dicka mbi te cilen as qe duam te spekulojmë.
Çfar jemi te sigurt, ne si kompani austriake me nje tradite mbi 26 vjecare ne investimet ne bursat nderkombetare, eshte fakti se nese investojme ne kompanie te cilat jan lider dhe udheheqes te ekonomise boterore dhe jemi te rregullt dhe te durueshëm ne investimet tona, ne nje afat me te gjate kohor, edhe ne, si aksionar te barabarte me themeluesit e ketyre kompanive dhe familjet me te pasura ne bote, do te korrim fitimet e bera nga keto biznese.
Per investitorin Shqiptare, qe fillon investimet ne fondet tona te investuara ne aksione, gjeja me e mire qe mund te ndodhi tani eshte qe cmimet e aksioneve ne bursat ku ne investojme te vazhdojne te bien dhe te kete ulje ne 6 - 12 muajt e ardhshëmm. Kjo do ju mundesoje qe te akumuloni asete me cmime shume te voliteshme.
Ose thene ndryshe - Kur duam te shkojme te bejme pazar per ushqim dhe rroba? - ateher kur ka 20 %, 40%, 60 % ulje.
Dhe po te investojme ne te njejten menyre si shpenzojme, mund te krijojme pasuri per vete dhe per familjen.
Por, mos te harrojme thenjen e autorit me te besuar mbi financat ne Amerike Dave Ramsey - " Krijimi dhe akumulimi i pasurisë është një maraton dhe jo një sprint. Disiplina është faktori kryesor"
Arton Lena CEO WVP Fund Management Albania https://www.wvpfunds.al/sq/shenim-i-rendesishem-disclaimer