Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in _menu_load_objects() (line 579 of /home/wvpfondo/public_html/wvpfunds.al/includes/menu.inc).

Raporti Q3 2021 i Fondeve dhe Tregjeve Financiare

Te dashur Investitore ,
 
Me këtë permbledhje ne duam t'ju drejtohemi ngjarjeve më të rëndësishme botërore dhe vendore nga tremujori i tretë i vitit, për t'ju bërë një pasqyrë globale të tregut të aksioneve mbi zhvillimet aktuale, se si ato ndikuan në ekonominë globale dhe rritjen e bizneseve që janë pjesë të portofolit tonë, si dhe ecurinë e fondeve tona dhe krahasimin me indekset e bursës botërore.

Si më parë, qëllimi dhe përgjegjësia jonë parësore ndaj jush mbetet administrimi i suksesshëm i aseteve tuaja, në përputhje me strategjinë e investimeve për të cilën keni rënë dakord.

Qëllimi investimit të fondit  WVP Top Invest vazhdon të arrihet përmes administrimit profesional të aseteve të Fondit, pra krijimit të një portofoli të letrave me vlerë në tregjet më të zhvilluara dhe më të rregulluara në botë, duke investuar në kompani të mëdha – Large Cap të cilët janë udhëheqës në industritë e tyre dhe kanë një histori në rritje të vazhdueshme të pagimit të dividendëve për investitorët.

 

Fondi i investimit WVP Global  vazhdon të jetë i destinuar për investitorët te cilët kane kursimet e tyre ne monedhën EURO edhe qe janë te interesuar te investojnë ne kompanitë me te suksesshme edhe ndër më inovatore botërore që janë pjese e portofolit të fondit.